Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim me kandidatët fitues të Primareve.
Vetëm pak ditë parë u zhvillua votimet nga ku dolën 52 kandidatët fitues.
Ai u shpreh Partia Demokratike është partia me e hapur edhe pse gara nuk ishte perfekte.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kurrë më parë nuk janë ulur kandidatë për qytetarët të Bashkive të vendit. Një trup që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD më shumë se institucionet tjera në tërë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje e rëndësishme, zhvillim i vyer, i çmuar në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.
Ju keni dalë nga një garë, keni konkuruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar civilitet, transparencë dhe me garën që keni bërë keni transformuar ridimensionuar pluralitetin në Shqipëri. Nuk ka parti më të hapur se sa partinë që bazohet në garën, konkurencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj.
Nuk ka parti më të hapur, në mënyrë më demokratike se një parti që fton të votojë dhe simpatizantët e saj. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë, nuk them se ishte e përsosur, këto janë risi të pamohueshme të saj dhe secili prej jush ka kontributin. /albeu.com