Nuk u ndje shumë mungesa, Kastrioti firomos me trajnerin e ri

Kastrioti ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Ardi Mema.

Klubi krutan ka arritur marrëveshjen me Memën pas largimit të Emiljano Çelës.
“Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit.

Tekniku 51-vjeçar pas arritjes së djeshme të marrëveshjes me Presidentin Alban Vogli, nga sot ka nisur punën me skuadrën në seancën stërvitore të mesditës, i shoqëruar nga zëvendës trajneri Shkëlzen Rustami.

Në të shkuarën, Mema ka drejtuar ekipin e Tiranës. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen trajnerit të ri, dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale”, shkruan klubi./h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kastrioti Football Club (@kskastrioti.al)


Shtuar 14.12.2022 19:54