Silvio Berlusconi, presidenti i klubit italian Monza, u premtoi lojtarëve se do të sillte në dhomën e zhveshjes një autobus plot me femra, sipas një vidjoje që qarkullon sot në mediat sociale.
Ish-kryeministri dhe kreu i partisë “Forza Italia”, e ka bërë këtë deklaratë të kritikuar në fakt nga mediat italiane, në darkën e Krishtëlindjeve të djeshme të organizuar për skuadrën e Monzës.
Me mikrofon në dorë, Silvio Berlusconi tha se ishte i kenaqur që kishte zgjedhur një trajner të ri në shtator.
“Nga ana ime shtova një motivim shtesë sepse u thashë lojtarëve se përpara kemi Juventusin, Milanin etj. Nëse mposhtni një nga këto skuadra të mëdha, do t’ju sjell në dhomën e zhveshjes një autobus plot me femra”, tha ai.
“Gazzetta dello Sport” e kritikon si “deklaratë të keqe”. “La Republica” vë në dukje se kjo neveri nuk u postua në llogarinë e rrjeteve sociale të Berlusconit./ h.ll/albeu.com
Hoy, Silvio Berlusconi ha prometido a sus futbolistas del Monza "un autobús lleno de prostitutas” si ganan a un equipo grande en la Liga italiana. Este tipo es el dueño de Mediaset en España y tiene a sueldo a todo tipo de periodistas en Telecinco y Cuatro. pic.twitter.com/rSPMzHgutj
— Fonsi Loaiza (@FonsiLoaiza) December 14, 2022