ILD në shkelje të ligjit, ankesat shqyrtohen sipas urdhrave të brendshme

“Piranjat” u ndalën këtë javë tek institucioni survejues i të gjitha institucioneve të drejtësisë në vend, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që është dukshëm në shkelje të ligjit.

Pas reformës në drejtësi dhe krijimit të institucioneve të reja, pati ndryshime të mëdha në sistem dhe natyrisht rregulla të reja.

“Piranjat” morën në shqyrtim një kallëzim të bërë në SPAK para një viti, e cila ishte harruar dikur në sirtarët e zyrave të kësaj prokurorie dhe kishte mbetur pa përgjigje.

Edhe pse afati i shqyrtimit të ankesave është 3 muaj, deri në korrik të këtij viti SPAK ishte në heshtje dhe hapi i radhës ishte ILD. Mirëpo as ky institucion nuk i dha një përgjigje qytetarit, pavarësisht rolit të tij survejues.

“Prianjat” iu drejtuan ILD-së për të mësuar më shumë për rastin në fjalë, por përgjigja që morën ishte se vonesa ishte për shkak “të ngarkesës së dosjeve”.

Në një letër të dytë për mënyrën se si procedohej për ankesat, doli që ILD vepronte sipas urdhrave të brendshëm, pa marrë parasysh ligjin.

Nga ana tjetër, kreu i këtij institucioni, Artur Metani, “ka humbur” prej disa tentativash për ta takuar nga “Piranjat”, ndërsa ILD është në shkelje të qartë të ligjit. /abcnews.al


Shtuar 11.12.2022 21:38