Aksident i trefishtë në aksin Tiranë – Durrës, plagosen 2 persona

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një trajler dhe dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të lidhura

None found

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet.