Moti do të përkeqësohet në orët në vijim, drejtoria detare bën paralajmërimin e rëndësishëm

Në orët në vijim, kushtet meteorologjike pritet të përkeqësohen në vend.

Kështu, drejtoria e Përgjithshme detare ka dalë me një njoftim duke paralajmëruar subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën detare të marrin masa për të parandaluar rreziqet që shkakton moti i keq.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë !

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike moti do të përkeqësohet për daten 09-10-11 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 09 dhjetor era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe Jug JugPerëndim në forcën 5-9 bft, 1.00-1.50m dhe shpejtësi 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00./albeu.com