Presidentja e Komisionit Europian ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, pas samitit të BE me vendet e rajonit në Tiranë.
Ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin.
Ursula Von der Leyen:
Ka qenë një pervojë fantastike që të ishim këtu. Jeni një mikëpritës i shkëlqyer Edi. Faleminderit shumë për fjalët.
Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra. Ne besojmë se duhet të punojmë së bashku. Ju that miqësisht që ne japim jetën për ju, ne nuk duam jetën, ne duam të jetojmë jetën sëbashku.
Një mesazh shumë i qartë nga samiti i të qenit sëbësashku, një samit partneriteti, me bidesa të thella të qarta.
Një temë madhore është që ne dëshirojmë të përballemi jo vetëm me sfidat e luftës, por edhe një nga pasojat e saj, që ka të bëjë me energjinë.
Në përballemi me këtë sfidë sëbashku. Atë që bëjmë në BE, reflektohet edhe këtu. Për ne është e rëndësishme të japim zgjidhje të njëjta ndaj paketa prej 1 mld euro është ndarë në dy pjesë. 500 milion euro mbështetje buxhetore, ndërsa pjesa e dytë janë mbështetje për infrastrukturës.
Ne dje miratuam 6 projekte të ndryshme, si ferma fotovoltaike, rehabilitimi i hidrocentraleve etj.
Përvec energjisë, kemi një në kuadër më të gjerë, që ju e keni dëgjuar me investime në fushën e traspportit apo edhe ujit. Këtu kemi miratuar 40 projekte të rëndësishme me shifra të larta.
Marrëdhëniet ndërmjet BP dhe BE. Me lejoni t’ju siguroj se në me zemër mbështesim procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit.
Në kemi rakomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat, Bosnjes.
Përvec kësaj ecurie ka edhe një cështje tjetër që ka të bëjë me tregun. Dua t’ju përgëzoj shumë se keni patur përparime. Gjë e mirë për rajonin që ju keni bërë marrëveshje.
Një cështje tjetër ka të bëjë me migracionin. Këtu bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit në formë të përbashkët.
Së fundmi që ka të bëjë me rininë. E di Edi sa e rëndësishmë është kjo për ju. Ndaj ju falenderoj. Ju ishin që na kërkuat për nismën e universiteteve dhe ja ku jemi tani.i/albeu.com