U grushtua, Berisha: Agresori ishte agjent i policisë kriminale

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat nmë selinë blu.

Berisha komentoi aktin e dhunës ndaj tij, duke u shprehur se kjo ishte e përgatitur nga Rama dhe se autori është agjent i policisë krimimale.

Berisha:

Sic u pa. Ishte një akt agresiv kriminal. Ajo që është më flagrante, është se personi është agjenti i policisë kriminale. Problem me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, tregon se gjithçka ishte përgatitur.

Në raste të tilla këto persona përdoren, jo ato që janë normalë. Edi Rama duke dashur të paraqesë veten duartjashtë tregoi se eshte 100% duarbrenda.

Këtu thuhetm dëgjoni se është interesante, “vertetim mjekesor, për tu perdorur kudo që nevojitet”, por ky vertetim nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se “ky mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë se me këtë datë është paraqit në klinikë. Thotë po ashtu se episodi i fundit i vitit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe më pas u kthye ne shtëpi i qetësuar.”

Kjo tregon se qeveria e kishte bërë gati për të juftifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale, i përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës/albeu.com