Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e zhvilluar në Bulevard, foli edhe për autorin që e goditi me grusht.
Berisha i bëri thirrje policisë të lirojë autorin, duke e quajtur atë fatkeq. Sipas Berisha autori i vërtetë është i ulur në Samit, duke reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
Berisha:
Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës./albeu.com