Incidenti, Berisha: Narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi gjatë protestës së opozitës.

Gjatë fjalimit të tij në këtë protestë, Berisha u shpreh se “narkoeurot përdoren për çdo krim në Shqipëri, përfshirë edhe incidentin e sotëm”.

“Në këtë vend të varfër vota blihet edhe 500 narkoeuro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, tha ndër të tjera Sali Berisha.