Dy shqiptarë të cilët kryenin vjedhje në zona të ndryshme të Italisë, kanë rënë në prangat e policisë.
Raportohet se dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 36 dhe 40-vjeç. Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur më 3 dhjetor. Ata kanë hyrë në një banesë, ndërsa shumë pranë ka qenë një patrullë policie.
Të dy tentuan të arratiseshin, por u bllokuan menjëherë dhe u dërguan në stacionin Capannori ku u arrestuan.