Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se protesta e 6 dhjetorit do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht parlajmërimeve të policisë se nuk do të lejojnë të thyhet kordoni i sigurisë.
Gjatë një prononcimi për media nga selia blu, pas votimit për primaret e Tiranës, Berisha tha se protestuesit nuk duhet të jenë të pranishëm vetëm në zonën ku mblidhen liderët e BE-së, përndryshe në hapësirat e tjera ata janë zotër të qytetit dhe mund të protestojnë ku të duan.
Berisha paralajmëroi policinë se i ka bërë llogarit gabim nëse ka marrë urdhër të përballet me opozitën.
“Samiti i 6 dhjetorit është një gjë e jashtëzakonshme për arsyet që vijojnë. Së pari Evropa i bën të qartë Vladimir Putiit se kjo zonë dhe ky territor është i saj dhe se ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme. I bën të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij mes Serbisë dhe neo otomanizmit të ri marrin fund, kjo është tokë evropiane dhe i përket BE-së.
Ky samit nga ana tjetër është i bekuar se i jep mundësi popullit opozitar tb dëshmojë se çfarë fatkeqësie përfaqëson mikpritësi i liderve evropianë që qëndron në një karrige mbi vota të vjedhura dhe mbi krimin.
Nuk ka rast më të mirë për t’i bërë autopsinë këtij regjimi përballë 1 mijë gazetarëve të botës. Edi Rama ulet aty si një i pakallur. Populli opozitar do t’i dëshmojë botës se ai që ulet si mikpritës aty nuk është gjë tjetër veçse kreu i meduzës së drogës dhe krimit. Një fantazmë që bredh në samite duke mbrojtur interest ruse.
Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku mblidhen që ne s’kemi asnjë ndërmendje. Jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidershipit evropian dhe mbarëvajtjen e samitit.
Përndryshe ne jemi zotër të qytetit në zona të tjera. Nëse policia është e porosit që të përballet me opozitën bën zgjidhjen më të gabuar, opozita nuk ka betejë që nuk fiton. Këta njerëz që po votojnë sot janë me energji të shumëfishuar nga kjo ditë e në vazhdim”, tha Berisha.