Kryeministri Edi Rama ashtu siç kishte njoftuar që ditën e djeshme kanisr bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook, por edhe me gazetarët që po e ndjekin online.
Ky bashkëbisedim vjen 48 orë para samitit të BE-BP që do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, por edhe protestës së opozitës.
Rama e ka cilësuar këtë samit si ngjarje historike për vendin tonë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Jemi 48 orë nga një ngjarje e jashtëzakonshme, historike, më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Të gjithë liderat e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në nja samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor. Vendim strategjik zgjedhja që Samiti do të bëhet në Tiranë.
Një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta. Qasje tërësisht e re ndaj B.P.
Kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe për tu konsideruar ndryshe. Kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim, pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijin. Është një investim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, është i mire menduar./albeu.com