Befason me deklaratën Albin Kurti: Më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasuar me deklaratën e tij, ku thotë se “më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror.”

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Të lidhura

None found

Në video, Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.


Shtuar 3.12.2022 23:19