Koeman nuk e vë në dyshim të ardhmen: E shoh vetën trajner të Barcelonës edhe vitin e ardhshëm

Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Levanten, ku u pyet edhe për të ardhmen e tij.

Holandezi nuk e vuri në dyshim duke u shprehur se ai do të jetë trajner i Barelonës të paktën edhe vitin e ardhshëm.

“Presidenti më ka dhënë besimin nga dita e parë”, tha ai.

“Nuk preokupohem, kam një kontratë për dy sezone dhe shoh vetën si trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Koeman.

“Kemi rënë dakord me presidentin për të folur në fund të këtij sezoni. Tani më i rëndësishëm është ky kampionat sesa e ardhmja e ime”, përfundoi Ronald Koeman.


Shtuar 10.05.2021 14:08