Udhëtimi super luksoz me të fejuarën pas fitores, Boris Johnson nën hetim

Kryeministri britanik, Boris Johnson është vendosur nën hetim nga një komision parlamentar në lidhje me disa pushime superluksoze në ishullin Mustique në Karaibe. Kryeministri dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds udhëtuan drejt ishullit për të festuar Vitin e Ri pas fitores spektakolare të konservatorëve në zgjedhjet e vitit 2019.

Rregullat e reja për transparencën nënkuptojnë se kryeministri po hetohet për thyerje të kodit të sjelljes.

Kryeministri tha se pushimet me vlerë 15 mijë sterlina ishin dhuratë nga një biznesmen i pasur. Ai thotë se donatori ka qenë David Ross.

Por zoti Ross, një donator i pasur i konservatorëve dhe themelues i kompanisë Carphone, insistoi se nuk është pronar i vilës dhe se nuk ka paguar për qëndrimin e Johnson.

Laburistët kërkuan hetim për të zbuluar se kush qëndron pas këtij donacioni. Ata thanë se duhet të dinë se kush ka paguar për kryeministrin. Sipas rregullores, të tilla pushime duhen deklaruar, përndryshe deputeti rrezikon pezullimin.

Vila e bukur gjendet në mes të gjelbërimit në ishullin e pasanikëve dhe ka një staf prej tre personash në dispozicion, përfshirë edhe në kuzhinier personal.

Johnson është në telashe pasi nuk ke deklaruar akoma se kush ka paguar për mobilimin e nj apartamenti me vlerë prej 58 mijë sterlina. Për këtë rast kanë nisur tre hetime të tjera.

Shtuar 10.05.2021 01:05