Kroacia, Dalic: Ishim pak me fat, Gvardiol është mbrojtësi më i mirë në botë

Pas raundit të radhës, trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic foli në konferencën për shtyp: “I përgëzoj lojtarët tanë për kalimin në grup, dje thashë se prisja një betejë kundër një ekipi të madh, sepse Belgjika nuk mund të luajë keq tre herë.

Ne ishim shumë mirë, sidomos për një orë dhe në pjesën e parë, ne kishim kontrollin e lojës, kishim një penallti të pastër, por përsëri VAR ishte kundër nesh, por nuk na ndikoi. ishim pak me fat.”

Për kundërshtarin e radhës.

“Nuk dua të komentoj për kundërshtarin e radhës, ndoshta do të jetë Spanja, por do të shohim. Ata janë një kombëtare e madhe, një përzgjedhje e madhe me shumë lojtarë të rinj.

Kemi pasur precedentë të vështirë kundër tyre. Nëse Spanja mbërrin, do të përgatitemi mirë, tani duhet të pushojmë. Sot kemi parë një skuadër ndryshe, të kombinuar me përvojë dhe rini.

Gvardiol? Nga sa kam parë, për mua ai është mbrojtësi më i mirë në botë, i kompletuar, në moshën 20-vjeçare, duke luajtur me shumë përvojë dhe kjo është gjithashtu diçka fantastike”./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 1.12.2022 20:03