U ekzekutua me plumba pas kokës në Gjermani, publikohet fotoja e Mario Mukës

Është e publikuar fotoja e shqiptarit Mario Muka, të ekzekutuar në Gjermani më 28 nëntor, teksa ishte duke lëvizur biçikletë.

Policia gjermane identifikoi dhe kapi dy autorët e krimit ditën e djeshme, të cilët po ashtu ishin shqiptarë.

Dy të rinjtë shqiptarë, 20 dhe 26 vjeç ishin të njohur për policinë në lidhje me trafikun e drogës, ndërsa ndalesa e tyre fillimisht është bërë për një kontrill rutinë.

42-vjeçari i ekzekutuar ishte pronar i një karburanti në Shijak dhe gjithashtu ishte nje personazh me precedentë të mëparshëm kriminalë./albeu.com


Shtuar 1.12.2022 08:50