Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal rezulton se shtetasi Kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin e markës Mercedes Benz shtetasit Kosovar Gjelosh Krasniqi me date 24.10.2022.
Po në këtë date këta shtetas e kanë futur ketë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vene atë në dispozicion personit nën hetim Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur atë për realizimin e vrasjes se shtetasit Briken Sanaj dhe me pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.
Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për autorin e vrasjes së Briken Sanajt tek Kodra e Diellit, ku ky i fundit është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit.
Së bashku me autorin janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Vladimir (Valmir) Kola., 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
Gj. K., 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;
K. A., 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Briken Sanaj u qëllua më 30 tetor, por edhe pse u dërgua në spital nga shokët e tij, ndërroi jetë prej plagëve të marra në fytyrë, ndërsa autori e dogji makinën në Qafë Kashar. Dyshohet se 39-vjeçarit i është marrë jeta vetëm për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, dy vëllezërit kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali. /albeu.com