Nuk ka vend te Barça, Kessie i ofrohet zikaltërve

Çuditërisht, Franck Kessie tashmë po kërkon një klub të ri.

Te Barcelona ka shumë pak hapësirë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, i cili tashmë po kërkon një klub të ri. Ish-ylli i Milanit,shkruan “Corriere dello Sport”, i është propozuar edhe Interit, i cili gjithashtu është i interesuar për të.

Inter nuk ia ka mbyllur derën Kessie, por zikaltërit kanë vendosur dy kushte, marrëveshjen për huazim dhe pagesën që duhet paguar nga Barcelona, e cila është 6.5 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2022 15:48