“E dua vendin tim dhe çdo shqiptar, por…”, urimi i veçantë i Marin Memës për festat e Nëntorit

Gazetari i njohur Marin Mema, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, një mesazh të gjatë me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Krahas një fotoje që tij me flamurin shqiptare, Mema shkruan se nuk do të rreshtë kurrë së thëni se e “do vendin e tij.” Gazetari shton se “mund ta quajnë idealist të sëmurë”, por për vendin e tij do të jetë gjithmonë i tillë.

POSTIMI I PLOTË

“Nuk do rresht kurrë së thëni se vendin tim e dua! ❤️ E dua vendin tim dhe çdo shqiptar e shqiptare të thjeshtë e të ndershëm që përballet me problemet e shumta që duket sikur nuk do të përfundojnë kurrë !

E dua dhe më dhemb njëkohësisht. E dua këtë vend sepse këtu kam rrënjët, kam hedhur hapat e parë, kam vrapuar e jam rrëzuar, kam qeshur e kam qarë, kam vendprehjet e të parëve, mërzitjet, buzëqeshjet, kam zemrën e shpirtin këtu, rrugicat, emocionet, fëmijërinë e gjithçka tjetër.

Por kam edhe dhimbjen për pamundësinë, për largimin, për pasuritë e shumta që nuk shfrytëzohen siç duhet, për humbjen, braktisjen, harresën.

Dashuria e dhimbja, pasioni, e ndjenjat, bëhen bashkë kur shkruaj për vendin tim! Nuk ka dashuri më të madhe se kur të gjitha këto bëhen bashkë.

E kam thënë e do ta rithem, më quani idealist të sëmurë, por për vendin tim, për njerëzit e mirë e të ndershëm të tij do të jem gjithmonë i tillë.

Do ta dua këtë tokë dhe çdo shqiptar të mirë kudo jeton brënda apo jashtë trojeve shqiptare çdo ditë të jetës sime.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marin Mema (@marin.mema)