Kreu i PD-sa Sali Berisha, në një konferencë live në Facebook, ka komentuar tërmetin e 26 nëntorit, I cili ndodhi tre vjet më parë dhe u mori jetën 51 personave.
Ndërsa theksoi se mijëra qytetarë janë pa shtëpi, Berisha akuzoi Ramën se ka përdorur fondet për vjedhje dhe për blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/494206309357805
“Qeveria ka përdorur ndihmat për tërmetin për dy qëllime, I pari të vjedhë dhe në këtë kontekst çdo ndërtim i bërë ka kushtuar të paktën 5 herë më shtrenjte sesa mund t’u kushtonin donatorëve dhe e dyta i përdori për të blerë vota, ku qeveria shpërndau 106 milionë euro. Sot janë qindra mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre, kontejner e çadra sepse shtëpitë e tyre nuk janë gati. Unë ju shpreh ngushëllimet e mia familjarëve që humbën të afërmit. Për 51 shpirtra të marrë nga korrupsioni qeveritar, nga banesa të bëra të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, nuk ka sot drejtësi. Në vend që të arrestoheshin ministra, zv/ministra e drejtorë, Rama të jepte dorëheqjen, nuk ndodhi, por ai grabiti mandatin e tretë për të vjedhur dhe për të larguar qytetarët nga Shqipëria”, tha Berisha./albeu.com