Rikthehen akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos? Modelja amerikane i nënshtrohet testit mendor

Cristiano Ronaldo rikthehet sërish në qendër të vëmendjes lidhur me akuzat për përdhunim.

Sipas mediave spanjolle, çështja mund të rihapet Kathryn Mayorga.

CR7 u shpall i pafajshëm pas akuzave të bëra nga modelja amerikane, raporton Deportes Cuatro, por një test I ri mund të ndryshojë gjithçka.

Sipas akuzës, ylli portugez i Juventus i ka dhënë 300 mijë euro Mayorga-s për të ruajtur sekretin e asaj që ndodhi, e cila supozohet se ka ndodhur në qershorin e 2009-ës në Las Vegas.

Modelja dhe avokatët pretendojnëse në momentin e nënshkrimit të kësaj “marrëveshjeje” Kahtryn nuk ishte mirë mendërisht. Prandaj, ajo do t’i nënshtrohet një testi aftësie mendore me të cilin synon të demonstrojë se nuk i di të gjitha kushtet e kontratës ose pasojat e pranimit të 300 mijë eurove.

Ronaldo duket i përqëndruar vetëm tek futbolli, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se është vërtetuar tashmë që modelja në momentin e pranimit të parave ka qenë e shëndetshme mendërisht.


Shtuar 5.10.2020 15:17