Valteri: Sa herë vjen guruja i takon gruan i merr nga 5 milion euro (VIDEO)

Deputeti i opozitës Halit Valteri ditën e sotme u konfrontua me deputetin socialist Damian Gjiknuri, të cilin tentoi dhe taa godasë jashtë ambjenteve të Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, ai e akuzoi Gjiknurin se e ka kërcënuar dhe i bëri thirrje Ramës të ndërhyjë.

Valteri akuzoi se deputetët e opozitës janë blerë me paratë e Gjiknurit për të votuar ndryshimet në kodin zgjedhor.

Valteri: Provokimet e Gjiknurit me çunat problematikë që është mësuar, as më hyjnë dhe as më vijnë fare ndërmend. Unë nuk jam idiot të dal nga seanca dhe ti vihem pas një deputeti, më telefonoi duke më kërcënuar, duke më thënën nuk më njihni mua, mos u merrni me mua personalisht për fjalën time ku them që zoti Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat, me krimin dhe opozitën jashtëparlamentare.I bëj thirrje Ramës të tërheqë këtë qen bir qeni nga kërcënimet. Edhe në Hënë të shkojë Gjiknuri me një Valter nuk merret dot se i kemi dhënë provat si trajtojmë mbeturinat. Vota ime është kundër dhe e Grupit Demokrat ka qenë kundër, por me paratë e Gjiknurit janë blerë deputetët.

Ai gjithashtu shtoi se sa herë vjen guruja i takon gruan i merr nga 5 milion euro, duke hedhur kështu akuza të tjera korruptive.


Shtuar 5.10.2020 12:52