Provat se Rita Ora dhe i dashuri i saj janë fejuar (FOTO LAJM)

Ylli i muzikës pop Rita Ora ka ngjallur spekulime se është fejuar me Romain Gavras. Artistja shqiptare u fotografua me motrën dhe miqtë e saj pas një darke në Notting Hill, por ajo që ra në sy të paparacëve ishte një unazë me diamant në gisht.

Ndërkohë një burim tha për “The Sun”: “Rita po tregonte unazën të enjten me gratë që dukeshin se po talleshin me të. Ajo dukej në humor kur doli nga restoranti dhe pastaj futi dorën në xhep.”

Rita u përfol se kishte nisur një romancë të re dashurie pasi u fotografua rrugëve të Londrës bashkë me 39-vjeçarin. Por, vetëm pas pushimeve që kaluan në Ibiza dhe Korfuz ata konfirmuan publikisht se janë bashkë.


Shtuar 5.10.2020 12:57