Në ditën e fundit të merkatos, Milani është në kërkim të një mbrojtësi qendre.
Kuqezinjtë duket se më në fund e kanë gjetur përforcimin në prapavijë.
Sipas “RMC Sport”, Milani ka arritur marrëveshje për Mohamed Simakan, i cili luan me ekipin e Strasburgut në Francë.
Simakan është një mbrojtës i vitit 2000 dhe ka rënë dakord me Milanin për një kontratë 5-vjeçare.