Pak ditë pas përvjetorit të martesës, Justin i dedikon Selenës tatuazhin? (FOTO LAJM)

Muajin e kaluar, Justin Bieber festoi përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, modelen Hailey Bieber.

Megjithatë shumë nga fansat e tij ende kanë shpresë se këngëtari do të rikthehet me ish-të dashurën, Selena Gomez.

Shkas është bërë tatuazhi i tij i fundit, pasi sipas adhuruesve është një dedikim për Selenën, me të cilën ai pati një lidhje për gati tetë vjet.

Justin zbuloi pak ditë më parë tatuazhin e ri në qafë, që ishte një trëndafil me kërcell të gjatë, për të cilin fansat e ish-çiftit ‘Jelena’ thonë se ishte simbol i dashurisë së tyre. Edhe pse mund të jenë thjesht petalet, të krijohet ideja se shkruhet një ‘S’ në mes të trëndafilit.


Shtuar 5.10.2020 10:37