Basha për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Nuk ka formulë që ta shpëtojë Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur sot teksa takonte pronarët e bizneseve të vegjel se vendimi që mazhoranca do të marrë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedor janë antikushtetuese.

Sibas Bashës, një gje e tillë tregon tmerrin dhe frikën e kryeministrit Rama dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor.

“Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet që kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka kërdisur Shqipërinë. Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor.

Do kontestohet çdo hap antikushtetues si ky i sotmi që është në kundërshtim me 5 qershorin dhe standardet e OSBE, por s’ka formulë që e shpëton këtë bandë që e cilëson Shqipërinë si çifligun e saj. Ju lus mbajeni mendjen tek ekonomia, te shqiptarët që sot do e shtrojnë vaktin e radhës vetëm me bukë. Kjo është emergjenca kombëtare, hajdutët s’ka gjë që i shpëton”

Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare. Nuk ka formulë që ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve”, tha Basha.


Shtuar 5.10.2020 09:51