Vendoset data se kur do të mblidhet Asambleja e PS-së

Asambleja e PS ka vendosur të mblidhet me datë 9 tetor në ambientet e Liqenit Artificial në orën 15:30.

Prej disa javësh përflitet dhe për një ristrukturim të qeverisë ku pritet që disa emra si ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të mos jenë më pjesë e kabinetit, apo të tjerë të cilët do të lirojnë postin ministror për disa funksione të tjera.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ditën e premte datë 09.10.2020, ora 15:30 në amfiteatrin veror të Liqenit Artificial në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë”, thuhet në njoftimin e PS.


Shtuar 5.10.2020 09:48