I bëri dhuratë vetes për ditëlindje një makinë, sa ishte vlera e saj?

Futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave, Zlatan Ibrahimovic, festoi ditëlindjen e tij të 39-të ditën e djeshme

E me këtë rast i dhuroi vetes një makinë “Porsche 911 Heritage Design Edition”, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave.

Sulmuesi i Milanit postoi një foto në “Instagra”, ku tregoi edhe për dhuratën që i kishte bërë vetes. për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, shkruante ai krahas fotos. Fatkeqësisht, gjiganti suedez duhet të presë pak për të provuar Porsche-n e ri, pasi ai është në vet-karantinuar, për shkak se rezultoi pozitiv me Covid-19.

Megjithatë, të gjithë ishin kurioz të mësonin shumën që ka harxhuar Ibra për këtë makinë.

Makina në fjalë është version i ri i modelit standar Porsche 911 dhe janë prodhura vetëm 992 vetura në të gjithë botën.

Vlera e kësaj makina është 395,300 $.


Shtuar 4.10.2020 13:57