Ditën e sotme është mbledhur Komiteti i Emergjencave pas situatës së rëndë të krijaur atje për shkak të përmbytjeve. Aktualisht prefektja e Shkodrës tha se situata është nën kontroll edhe pse ka banesa që janë të rrethuara nga uji.
Ndërkohë në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi se situata nuk ka të krahasuar me vitet e tjera teksa u kërkoi bashkive të përdorin fondin e alokuar nga fondi i emergjencave.
Peleshi: Në këto momente duhet të jemi të gjithë bashkë per të ndihmuar njerëzit. Në prioritet kemi jetën e njerëzve. Jam ndjerë keq për aksidentin.
Kemi dërguar 120 trupa shtesë. Do i kërkoja të gjitha bashkive të përdorin fondin e alokuar nga fondi i emergjencave.
Kjo situatë nuk ka të krahasuar me vitet e tjera.Presim përmirësim te situatës. Ti lëmë dallimet. Më vjen keq që hapet panik. Sot nuk ka lidhje politika.
Ndërkohë sa i takon energjisë, kreu i OSSH në Shkodër tha se të gjitha fidrat janë në punë përveç Kelmendit.
“Të gjitha fidrat janë në punë, përvec Kemendit. Puka 100% me energji, edhe Shkodra .Stafi ynë është në punë, por punojnë edhe për difektet jemi në gatishmëri dhe ia kemi dalë, puna do vazhdoj”– tha ai gjatë mbledhjes.