Lajm i keq për Kosovën, Napoli nuk lejon lojtarët të grumbullohen me kombëtaret

Radio zyrtare e skuadrës së Napoli, ‘Radi Kiss Kiss’ ka dhënë lajme të hidhura që lidhen me kombëtaren e Kosovës.

Sipas raportimeve nga mediet lokale të Napolit, skuadra ka marrë vendime të ashpra, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

Napoli nuk do t’i lejojë lojtarët që të grumbullohen me kombëtare.

Grupi do të shkojë në izolim vullnetar për 14 ditët e ardhshme.

Ky kontekst bën që edhe ndeshja me Juventus të anulohet, por këtë ndeshje napolitanët do ta humbin me rezultat 3:0 në tavolinë, me shumë gjasë.


Shtuar 3.10.2020 19:54