Shkatërrohet banda e grabitjes së argjendarive, arrestohen tre shqiptarë dhe një italian

Një italian dhe tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Të arrestuarit akuzohen si autorë të grabitjes së dy argjendarive.

Ngjarjet kanë ndodhur një në 16 qershor dhe tjetra në 22 gusht 2020, ndërsa kjo e fundit ndodhej brenda një qendre tregtare.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Klejdo Islamaj, 27 vjeç, Arber Budani dhe Gentian Silaj, të dy 24, të tre banues në Guiglia, ndërsa italiani ishte 23-vjeçari me banim në Brindisi, Massimiliano Livera.

“Duke respektuar masat anti-COVID” grupi i hajdutëve kishin hyrë në dyqan me maska dhe kapakë në fytyrë.

Më pas me shkopinj ata kërcënuan shitësit që t’i jepnin bizhuteritë që kapnin vlerën e 65 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në Stroili, dyqanin e qendrës tregtare grabitja kishte qenë edhe e dhunshme. Të katërt pjesëtarët e grupit kishin hyrë me fytyra të mbuluara, me maska dhe kapakë dhe menjëherë kishin filluar të thyenin xhamat ku mbaheshin sendet e çmuara. Ata arritën të grabisnin bizhuteri që kapnin vlerën e 80 mijë eurove.


Shtuar 3.10.2020 20:01