Cavani në Premier League, nesër testet mjekësore te Man United

Edinson Cavani pritet të luajë në Premierligë.

Ylli uruguaian, Edinson Cavani, me shumë gjasë do të luajë në Premierligë këtë edicion, me fanellën e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Manchester United dhe Cavani janë pajtuar për një marrëveshje dy vjeçare.

Ai do të udhëtojë nesër drejt Mançesterit, për të kompletuar testet mjekësore.

Transferimi mund të zyrtarizohet nesër, ose të hënën.


Shtuar 3.10.2020 17:45