“Ajo që mund të konfirmoj me siguri është se do t’ia bëjë gjërat shumë të lehta klubit”.
Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Zinedine Zidane në konferencën e djeshme për shtyp në lidhje me dyshimet mbi të ardhmen e tij në drejtim të Real Madrid.Gjithsesi, sipas AS, trajneri francez duket se do të jetë në drejtim të Los Blancos edhe sezonin e ardhshëm.
Florentino Perez duket se nuk ka patur asnjë kontakt me trajnerë të tjerë, as me Allegri-n, i cili, gjithmonë sipas AS, do të marrë drejtimin e një skuadre tjetër të madhe europiane.