Rama batuta me zyrtarin amerikan: Kemi një të përbashkët, s’na lejojnë të futemi në Europë

Nënsekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin ka mbërritur në Tiranë.

Keith Krach ka nënshkruar ditwn e sotme marrëveshjen për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Teksa shprehu falenderimet për këtë projekt, Rama nuk kurseu edhe ironinë. Kryeministri iu drejtua zyrtarit amerikan duke i thënë se këto kohë shqiptarët dhe amerikanët kanë një gjë të përbashkët, nuk lejohen të futen në Europë.

“Falënderime edhe njëherë për vizitën tuaj sidomos në këtë kohë të vështurë. Edhe pse më vjen mirë që kemi një gjë të përbashkët shqiptarët dhe amerikanët këto kohë në këto kohë që në Europë nuk na lejohet të hyjmë. Ne kemi qenë mësuar me këtë, por fakti që ju kemi edhe juve tani bashkë me ne që nuk na lejojnë të shkojmë në Europë se kanë hall që u çojmë Covidin është kënaqësi e madhe që takohemi në Tiranë. Koha do e tregojë se sy është vendi i duhur për të qenë sëbashku dhe s’ka vend më të bukur se ky në mes të Europës. Shpresoj që ju ta ndjeni këtë gjë edhe vetë, siç e ndjen çdo ditë ambasadorja dhe nuk e vuan fare këtë izolim nga Evropa”, tha Rama.


Shtuar 3.10.2020 10:32