Prokuroria konfirmon ngjarjen në Fushë Kosovë: Dyshohet se viktima është friksuar nga jeta nga motra e saj

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me krimin e rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë.

Prokuroria njofton se pas pranimit të informatës nga policia për raportimin e një vdekjeje të dyshimtë në fshatin Vragoli-Fushë Kosovë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante, ku aty është konstatuar një person (i gjinisë femërore) pa shenja jete.

Ashtu siç kishte njoftuar më parë Telegrafi krim-brenda-familjes-ne-fushe-kosove-dyshohet-se-motra-vrau-motren/” target=”_blank” rel=”noopener”>Telegrafi, dyshimet janë se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj.

“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet më tej në njoftim. ​/


Shtuar 9.05.2021 17:26