Partia Demokratrike e drejtuar nga Sali Berisha ka vendosur të hapë nje faqe të re internet, pasi faqja e vjetër pd.al vazhdon të mbahet “peng” nga grupi Enkelejd Alibeajt, ashtu si edhe faqja e facebook.
Tanimë PD-ja ka një qebsite të ri me adresën pdsh.al.
Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet e 24 majit.
Në strukturat e pasqyruara në faqen e re, janë institucionet e reja të PD si dhe grupi parlamentar./albeu.com