Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski i quajti alarmet false për bombat në shkollat vendase, një luftë hibride ndaj shtetit.
“Unë jam i mendimit se alarmet për bomba të vendosura në shkolla përfaqësojnë një sulm hibrid ndaj shtetit dhe se është një akt monstruoz, sepse kushdo që e bën, shqetëson nxënësit, prindërit e tyre dhe kuadrin mësimor dhe mbarë shtetin”, tha ai.
Zyrtari maqedonas shtoi se institucionet vendase janë të përkushtuara që të identifikojnë në një kohë të shkurtër autorët.
“Institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë. Pres që në një kohë shumë të shkurtër të kemi realizim për zbulimin e njërit prej autorëve”, deklaroi ai.