Samiti i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) 2022 u mbajt në kryeqytetin Punom Pen të Kamboxhias.
Presidenti Amerikan Joe Biden, i cili mori pjesë në samit, bëri një tjetër gafë gjatë fjalimit të tij, duke ngatërruar Kolumbinë dhe kryeministrin e Kamboxhias.
Biden tha: “Tani jemi sërish bashkë në Kamboxhia. Pres me padurim të ndërtojmë përparim më të fortë se më parë dhe falënderoj Kryeministrin e Kolumbisë që na priti ne dhe udhëheqjen e tij nën ASEAN”.
Presidenti amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë të enjten, tha: “Rusët po tërhiqen nga Faluxha”, duke ngatërruar rajonin e Khersonit, i cili iu bashkua Rusisë, dhe rajonet e Faluxhas në Irak./albeu.com