Ju duhet një e tillë, kjo këmishë e Princeshë Dianës pritet të bëjë namin në 2020 (FOTO LAJM)

Kthimi pas në kohë është ajo çfarë po përjetojmë në botën e modës. Ne po “vjedhim” nga garderoba e nënave dhe gjysheve tona gjithçka.

Prej vitesh, stilistët janë frymëzuar nga stili i shumë personazheve te njohura të asaj kohe. Një prej tyre është Lady Diana. Stili i saj unik pritet të bëjë namin këtë vit.

Gjatë viteve ’80, Lady Diana shfaqej zakonisht e veshur me një këmishë me pala, e cila theksohej në pjesën e jakës.
Këto këmisha përveçse do na bëjnë të dukemi më bukur, mund të kombinohen me gjithçka.

Princeshë Diana preferonte më së shumti trikot e punuara dhe xhaketat, megjithëse i përdorte edhe me fustan për t’i dhënë më shumë detaje veshjes.


Shtuar 25.01.2020 14:20