Një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si “bosi” i drogës në Neumunster të Gjermanisë, është arrestuar nga autoritetet vendore.
Sipas BILD, 27-vjeçari i identifikuar si Rismir Hoxha, ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bënte pasi çdo javë i ndërronte makinat e shtrenjta që i parkonte përpara një blloku të rrënuar banesash.
“Me sa duket ishte një peshk i madh në biznesin ndërkombëtar të drogës”, tha një nga qiradhënësit e shqiptarit.
Policia pasi ka vënë në pranga 27-vjeçarin ndërkohë që po vijon hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e tjerë të rrjetit./alebu.com