Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me opracionin e ditës së djeshme, ku u zbuluan serat me hashash në qytetin e Beratit.
Polcia bën me dije se janë arrestuar 11 persona, po ashtu janë sekuestruar 3 armë zjarri.
Drejtori i Departamentit të policisë kriminale: Sera ku përpunoheshin lëndë narkotike. Policia ka arrestuar 11 persona se janë organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.
U sekuestrun 3 armë zjarri, 2 pistoleta dhe një kallashnikov.
Në serë janë gjetur disa shtetase në zonat periferike të bTianes, të cilat janë shoqëruar në polici për veprimë të mëtejshme.
Janë gjetur në sera 700 arka me kanabis në proces përpunimi, 8 thasë me boçe, ne total 817 kg kanabis sativa.
Janë gjetur mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin e bimës narkotike./albeu.com