15 vite në Top Channel, Bieta Sulo tregon hapur sa ishte paga e parë (FOTO LAJM)

Pyetja “sa paguhesh?” është një ndër më të sikletshmet me të cilat mund të ndeshesh, por ka njerëz që nuk e shmangin, përkundrazi tregojnë edhe sa paguhen në të vërtetë.

Ka të tjerë që jo vetëm e konsiderojnë cënim privatësie, por shpeshherë vihen edhe në vështirësi për të dhënë një përgjigje të sinqertë.

Bieta Sulo duket se nuk është në grupin e njerëzve që sikletoset kur pyetet për pagën. Sigurisht, duke pasur parasysh edhe faktin që flet për pagën e 15 vjetëve më parë.

Në programin e sotëm të “Ftesë në 5”, duke ndarë me publikun eksperiencat e punëve të ndryshme me të ftuarit në studio, Bieta rrëfeu se puna e saj e parë ka qenë në Top Channel, aty ku moderatojra dhe autorja e programit të pasdites vijon të punojë edhe sot.

Por 15 vjet më parë, paga e saj, sigurisht ishte modeste.

“Unë e kam nisur në Top Channel para 15-vitesh dhe rroga e parë ka qenë 350 mijë lekë të vjetra”,- tha Bieta.


Shtuar 30.09.2020 18:11