Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat, bën të ditur se në takim kanë biseduar për ecurinë e dialogut me drejtuesit e qarqeve.
Po ashtu, ai shtoi se pjesë e bisedës ishte dhe projeksioni për vitin e ardhshëm.
‘Kemi bërë një diskutim lidhur me ecurinë e këtij dialogu që nuk zhvillohet vetëm kur shkoj unë por në vazhdim me drejtuesit e qarqeve. Natyrisht që kemi folur edhe për projeksionin e vitit të ardhshëm ku një moment shumë i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore,” tha Rama.