Punonjësit e OSHEE Krujë në vazhdën e kontrolleve intensive për minimizimin e humbjes së energjisë elektrike kanë konstatuar në fshatin Derven një ambient të përshitur si shtëpi bari.
Në momentin që kanë konstatuar banesën kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ju është përgjigjur në kohë rekord.
Si pasoje janë shpallur në kërkim shtetasit H dhe B. Xh si pronare të kësaj banese pasi në të nuk banon njeri.
Janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bime kanabis sativa që rritej nëpër vazo.
Oshee Kruje i bën thirrje te gjithë qytetarëve që të raportojnë dhe denoncojnë çdo rast të tillë apo çdo lloj kundërvajtje në mënyrë që të minimizohet humbjet ne rrjet.
OSHEE kërkon mirëkuptimin e çdo familjari dhe ju lutet te mos bëjnë ndërhyrje te jashtëligjshme ne rrjet pasi është vepër penale qe ndëshkohet me burg. Gjithashtu OSHEE vijon investimet dhe shërbim te çdo familjari ne mënyrë qe asnjë abonenti te mos i mungoje energjia elektrike.