Ka kohë që është larguar nga tregu muzikor, por Rezarta Shkurta mbetet sërish një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku përveç fotove apo videove të punës, ndan me ndjekësit edhe imazhe të saj së bashku me familjen.
Por së fundmi, këngëtarja e njohur ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që kanë fansat për të. Të shumta kanë qenë pyetjet në lidhje me partnerin e saj, Ermal Hoxha.
“Çfarë të pëlqen tek Ermali dhe ca nuk të pëlqen?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Rezarta i është përgjigjur duke i thënë se “nuk ka vërtet asnjë gjë që s’më pëlqen”.
“Edukata që ka, është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë”, shkruan ndër të tjera Rezarta, duke vendosur edhe emojin e syrit, që të mos e marrin mësysh.
Ndërsa një tjetër e pyet se si e ka bindur Ermalin që të kërcejë, e Rezarta tregon se i janë dashur 10 vite.
“Mbi 10 vite. Nuk e di si u bind. Por më ka bërë shumë të lumtur. Kalojmë kohë të shëndetshme me njëri-tjetrin dhe argëtohemi më shumë se në palestër”, ka treguar këngëtarja e njohur.