Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve pasditen e sotme që të bëhen bashkë për protesta të fuqishme dhe zgjedhje.
Ai theksoi se PD duhet të bëjë gjithçka që të garantojë procesin e votimit për shqiptarët ose ndryshe vendi jonë do të shfaroset.Berisha shtoi se sot Shqipëria ka një sistem identik me atë të diktaturës kur vendimet merren në mënyrë arbitrare nga një njeri i vetëm.
“Sot gjendja në këtë vend nuk është alarmante por katastrofale. Është katastrofale në çdo aspekt. Është një shpërbërje e shpejtë e qenies sonë. Një rrënim dhe rrokullisje e cila shpesh herë mendoj se liria në konceptin e abuzimit me të mund të ketë fuqi më shkatërrimtare se çdo gjë tjetër. Kjo që bën ky njeri dhe kjo qeveri duke abuzuar në mënyrë të tmerrshme me lirinë, duke asgjësuar ligje, kushtetutë dhe çdo gjë tjetër shumë vështirë një diktator t’i bënte me kaq shpejtësi.
Në Shqipëri sot kushtetuta është thjesht një letër pa vlerë. Nëse shtylla kryesore e një kushtetute në demokraci është ndarja e pushteteve dhe garantimi i të drejtave të njeriut dy janë kollonat e saj. Sot këto në Shqipëri nuk ekzistojnë. Sot prokurorë, gjykatës, noterë, presidentë, kryeministër, kryetari i ERE-s i kryen një njeri dhe bën çfarë të dojë, pa ligj, pa kushtetutë dhe pa asgjë. Të gjitha pushtetet janë të përqendruar në duart e tij. Një njeri i përfolur mijëra herë për probleme të rënda psiqike.
Të bëhet njeriu gjenerator negativiteti si ky është vështirë të imagjinohet. Njeri që erdhi në politikë nga kultura dhe është armik i egër i kulturës së këtij vendi. Që shkatërroi dhe po shkatërron institucione, trashëgimira, fushën që ai duhet ta mbronte dhe zhvillonte më shumë. Një njeri që shkatërron në tërësi sistemet dhe ndërton vetëm një sistem, korrupsionin. Ai me firmën e tij vjedh qindra milionë dhe polici pastaj me radhë marrin. Është në krye, është me kate pastaj. Një njeri që shkatërroi totalisht sistemin e drejtësisë. Sot Shqipëria ka një sistem identik me të diktaturës.
Atëherë kishte dënim me pushkatim, sot nuk ka, por me vendimet që pushteti jep nuk dallon me vendimet që pushteti jep nga ato që jepeshin gjatë diktaturës. Është një situatë katastrofale e cila për hir të së vërtetës kërkon guxim sepse një nga sukseset e tij të para ka qenë mbjellja e frikës për këtë vend. Me dhjetëra arrestime vetëm për çështje civile ai arri të ngulisë frikën. Frika vritet për përballje. Ne po përgatitet në mënyrën më serioze për zgjedhjet por do të vazhdojmë në mënyrë më të fuqishme protestat. Ky nuk bën zgjedhje, ky tha do bëjmë tërmet. Ne duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë. Nëse ne nuk votojmë do shfarosemi”, deklaroi Berisha.