Deputeti demokrat Alfred Rushaj ka dhëne dorëheqje. Mësohet se Rushaj ka dhënë dorëheqje me arsyetimin se do të merret me punët e tij personale dhe se nuk mund të angazhohet më në politikë.
Rushaj ka mbajtur dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, vitin e shkuar. I dha dorëheqje në janar të 2022 dhe vendin e tij e zuri Enkelejd Alibeaj.
Rushaj pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen më 8 nëntor.