Kryeministri Edi Rama u ka kërkua shqiptarëve që të mos votojnë për Opozitën e Bashkuar, duke i konsideruar ata, një llum që nuk u duhet hedhur as vështrimi e jo më tu besosh të ardhmen.
Në një postim në rrjetet sociale, pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mediat britanike, Rama shkruan se politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë llum.
Rama në Twitter:
Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!/albeu.com